Updated on 1:17 PM / 24-Oct-2024
Përfitoni duke kursyer shumë dhe duke patur qetësi më të madhe shpirtërore me Garancinë Promocionale prej 3 Vjetësh me Canon
pasi të keni blerë printerat e përzgjedhur Canon ndërmjet periudhës 01.01.2024 dhe 31.12.2024.
Oferta e garancisë 3-vjeçare
Rregullat dhe kushtet
Oferta dhe ofruesi
- Ofruesi është Canon CEE GmbH, i regjistruar në Oberlaaer Strasse 233, 1100 Vienna, (i quajtur nga këtu e tutje “Canon”).
- Për produktet Canon të zgjedhura (“produktet në ofertë”) të detajuara më poshtë, kjo garanci 3-vjeçare(“garancia e ofertës”) është një zgjatim i garancisë:
Zgjatimi = Një zgjatim i garancisë komerciale ekzistuese të Canon për ta bërë këtë garanci 3-vjeçare.
Za seriju PIXMA G, ovo je jednogodišnje produženje važeće Canonove komercijalne garancije od dve godine ili garancija za 30.000 stranica, zavisno od toga šta se prvo dogodi.
- Përveç siç është treguar qartë këtu (me zgjatim), garancia komerciale ekzistuese e Canon, e cila zbatohet për produktin tuaj, do të zbatohet për shërbimet e garancisë të ofruara sipas kësaj garancie promocionale. Në rast të ndonjë konflikti mes kushteve të shërbimeve, që ofrohen në këtë garanci promocionale dhe atyre të garancisë komerciale të Canon, do të mbizotërojnë kushtet e kësaj garancie promocionale.
Periudha promocionale
- Produktet promocionale duhet të jenë blerë brenda territorit promocional (i përcaktuar më poshtë) nga 1 janar 2024 deri në 31 dhjetor 2024. Data e blerjes së produktit duhet të konfirmohet nga një dokument i vlefshëm blerjeje.
Për të regjistruar produktin për garancinë promocionale, ju lutemi ndiqni procedurën e ankesave sipas udhëzimeve të mëposhtme.
Territori promocional
- Produktet promocionale duhet të jenë blerë dhe regjistruar në një adresë brenda një prej territoreve promocionale të mëposhtme: Rumani, Bullgari, Kroaci, Slloveni, Maltë, Qipro, Greqi, Serbi, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Bosnjë.
Produktet promocionale
- Produktet Canon të zgjedhura të cilat pranohen në këtë ofertë garancie promocionale (“produktet promocionale”) janë:
Grupi i produkteve |
Pajisje/Printer |
Garancia promocionale/Oferta promocionale |
Oferta e garancisë promocionale |
Maxify |
IB4150 |
Zgjatim |
Kthim në bazë |
MB2150 |
Kthim në bazë |
MB2750 |
Kthim në bazë |
MB5150 |
Kthim në bazë |
MB5450 |
Kthim në bazë |
GX1040 |
Kohëzgjatje njëvjeçare, ose 30,000 faqe, cilado që vjen e para. |
Kthim në bazë |
GX2040 |
Kthim në bazë |
GX3040 |
Kthim në bazë |
GX4040 |
Kthim në bazë |
GX6040 |
Kthim në bazë |
GX7040 |
Kthim në bazë |
GX5040 |
Kthim në bazë |
PIXMA |
PIXMA G1410 |
Kohëzgjatje njëvjeçare, ose 30,000 faqe, cilado që vjen e para.
|
Kthim në bazë |
PIXMA G1430 |
Kthim në bazë |
PIXMA G2410 |
Kthim në bazë |
PIXMA G2416 |
Kthim në bazë |
PIXMA G2430 |
Kthim në bazë |
PIXMA G2470 |
Kthim në bazë |
PIXMA G3410 |
Kthim në bazë |
PIXMA G3416 |
Kthim në bazë |
PIXMA G3430 |
Kthim në bazë |
PIXMA G3430 PINK |
Kthim në bazë |
PIXMA G3430 PURPLE |
Kthim në bazë |
PIXMA G3470 BLACK |
Kthim në bazë |
PIXMA G3470 RED |
Kthim në bazë |
PIXMA G3470 WHITE |
Kthim në bazë |
PIXMA G4470 |
Kthim në bazë |
PIXMA G640 |
Kohëzgjatje njëvjeçare, ose 10,000 faqe, cilado që vjen e para.
|
Kthim në bazë |
i-SENSYS |
i-SENSYS LBP243dw |
Zgjatim |
Kthim në bazë |
i-SENSYS LBP246dw |
Kthim në bazë |
i-SENSYS LBP325x |
Kthim në bazë |
I-SENSYS LBP361dw |
Kthim në bazë |
i-Sensys LBP6030B HARD BUNDLE |
Kthim në bazë |
I-SENSYS LBP631Cw |
Kthim në bazë |
I-SENSYS LBP633Cdw |
Kthim në bazë |
i-SENSYS LBP673Cdw |
Kthim në bazë |
i-Sensys MF3010 HARD BUNDLE |
Kthim në bazë |
i-SENSYS MF453dw |
Kthim në bazë |
i-SENSYS MF455dw |
Kthim në bazë |
i-SENSYS MF461dw |
Kthim në bazë |
i-SENSYS MF463dw |
Kthim në bazë |
i-SENSYS MF465dw |
Kthim në bazë |
i-SENSYS MF552dw |
Kthim në bazë |
i-SENSYS MF553dw |
Kthim në bazë |
I-SENSYS MF651Cw |
Kthim në bazë |
I-SENSYS MF655Cdw |
Kthim në bazë |
I-SENSYS MF657Cdw |
Kthim në bazë |
i-SENSYS MF752Cdw |
Kthim në bazë |
i-SENSYS MF754Cdw |
Kthim në bazë |
- Produktet promocionale duhet të jenë produkte Canon të reja dhe origjinale, dhe duhet t’u jenë dhënë dhe shpërndarë dyqaneve/shitësve nga kompanitë e grupit Canon, që ndodhen në territorin promocional të treguar më poshtë:
RUMANI, BULLGARI, KROACI, SLLOVENI, MALTË, QIPRO, GREQI, SERBI, MAQEDONI E VERIUT, KOSOVË, SHQIPËRI, MAL I ZI, BOSNJË
Ju lutemi pyesni shitësin nëse është kështu që të mos zhgënjeheni
- Produktet promocionale duhet të jenë produkte të reja dhe origjinale Canon. Blerjet e dorës së dytë, produktet e riparuara ose rregulluara, ose produktet që janë false ose shkelin në ndonjë mënyrë të drejtat e pronës intelektuale të grupit të kompanive Canon (duke përfshirë, por jo vetëm, produktet paralele ose “gri”) nuk kualifikohen për këtë ofertë.
- Garancia komerciale e Canon
mbulon vetëm ato defekte që lindin nga përdorimi normal i produktit, dhe nuk mbulon asnjë problem tjetër, duke përfshirë ato probleme që lindin nga:
* Mirëmbajtja ose modifikimi i papërshtatshëm;
* Softuerët, mediat, pjesët ose furnizimet që nuk ofrohen ose mbështeten nga Canon;
* Përdorimi jashtë specifikimeve të produktit;
* Modifikimi i paautorizuar ose keqpërdorimi.
Ju lutemi shikoni kushtet e garancisë komerciale përkatëse të Canon për të mësuar cilat janë kushtet e plota lidhur me mbulimin dhe kufizimet e kësaj garancie.
- Kjo ofertë nuk mund të kombinohet me ndonjë ofertë tjetër.
- Distributorët, dyqanet dhe shitësit përjashtohen nga oferta dhe nuk pranohen të kërkojnë në emër të klientëve të tyre.
- Të gjithë kërkuesit konsiderohen se janë dakord dhe se u përmbahen këtyre rregullave dhe kushteve.
Si ta regjistroni produktin tuaj dhe si të kërkoni garancinë promocionale
- Të gjithë kërkuesit duhet të jenë mbi 18 vjeç. Duke bërë një kërkesë sipas kësaj oferte dhe duke e regjistruar produktin tuaj, ju pranoni t’i përmbaheni këtyre kushteve. Nëse nuk jeni mbi 18 vjeç dhe/ose nuk doni t’i përmbaheni kushteve të kësaj oferte, ju lutemi mos e paraqitni kërkesën tuaj.
- Për të kërkuar garancinë tuaj promovuese, plotësoni saktë dhe paraqisni një formular të kërkesës online duke regjistruar produktin tuaj (përfshirë specifikimin e numrit (ve) serial të vlefshëm të produktit(ve) *) brenda tridhjetë ditëve nga blerja Promovuese. Kërkesat e marra pas 30 ditësh nga blerja e Produktit Promovues nuk do të pranohen nga Canon. https://www.canon.com.al/officewarrantypromotion/
Për të gjitha kërkesat kërkohet që ju të ngarkoni një dokument të vlefshëm blerjeje (p.sh. një kopje e faturës ose e porosisë online dhe konfirmimi i pagesës). Ju lutemi mbani parasysh se dokumenti i dërgesës nuk pranohet si dokument i vlefshëm blerjeje.
Canon nuk do të procesojë asnjë kërkesë që merret pas periudhës së zbatueshme ose pas datës së mbylljes, ose që me vendim të saj konsiderohet e paplotë apo e pakuptueshme. Canon nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë ankesë që vonohet ose që nuk merret me sukses.
* Për ndihmë se ku të gjeni numrin e serisë, ju lutemi klikoni http://www.canon.co.uk/support/consumer_products/where_to_find_your_serial_number/ .
- Në verifikimin e kërkesës, kërkuesit do të marrin një konfirmim me email se kërkesa e tyre është pranuar dhe se garancia e tyre promocionale është regjistruar. Nëse nuk e merrni këtë konfirmim me email brenda 8 ditësh pune pas paraqitjes së kërkesës, ose nëse nuk keni qasje në një kompjuter, ju lutemi kontaktoni shërbimin e klientit në Canon CEE GmbH Predstavništvo Beograd, Omladinskih brigada 90v, 11070 Novi Beograd, +381 11 3533 480,info@canon.rs, www.canon.rs .Ju lutemi sigurohuni që ta ruani konfirmimin me email, pasi ai mund të nevojitet si vërtetim i kërkesës suaj në rast se doni të merrni shërbimet e garancisë.
- Canon ushtron të drejtën të zhvlerësojë çdo kërkesë të paplotë, të pasaktë ose të pabazë.
Mohime
- Deri në shkallën maksimale të lejuar me ligj, Canon nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë humbje, dëmtim ose lëndim të çfarëdo natyre të shkaktuar në çfarëdo mënyre, që has kërkuesi në këtë ofertë. Sidoqoftë, asgjë në këto rregulla nuk do të ketë efektin e përjashtimit ose kufizimit të përgjegjësisë së Canon për lëndimet ose vdekjet e shkaktuara nga pakujdesia e vërtetuar e punonjësve ose agjentëve të Canon.
- Canon ushtron të drejtën të auditojë çfarëdo kërkese për t’u siguruar për pajtueshmëri me këto rregulla dhe kushte dhe për të kërkuar informacione shtesë dhe dokumentacione mbështetëse. Canon ushtron të drejtën të përjashtojë kërkesat dhe/ose kërkuesit nëse dyshon se me ofertën po abuzohet në ndonjë mënyrë. Vendimet e Canon në lidhje me ofertën janë finale dhe nuk do të hyhet në asnjë lloj korrespondence.
- Produktet e ofertës janë subjekt i disponueshmërisë për sa kohë zgjat stoku. Canon nuk do të jetë përgjegjës nëse dyqanet e shitjes nuk bëjnë porositë e produkteve të ofertës gjatë periudhës së ofertës.
- Canon ushtron të drejtën ta bëjë të pavlefshme, ta modifikojë dhe/ose ta ndryshojë këtë ofertë në çfarëdo kohe pa hasur asnjë lloj përgjegjësie, por do të bëjë gjithnjë përpjekje për të minimizuar efektin që kjo ka te kërkuesi me qëllim që të shmangen zhgënjimet e panevojshme.
Mbrojtja e të dhënave personale
- Canon CEE GmbH, Canon Europa N.V., i regjistruar në Bovenkerkerweg 59, 1185 XB, Amstelveen, The Netherlands dhe Canon Europe Limited i regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar me numër regjistrimi 4093977 me adresë biznesi në 3 The Square, Stockley Park, Uxbridge UB11 1ET, United Kingdom janë kontrollorët e të dhënave për qëllimet e ligjeve dhe rregullave të zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave personale, në lidhje me të dhënat personale që jepet nga cilido kërkues në raport me këtë ofertë. Kontrolli dhe përpunimi i të dhënave personale, qoftë nga Canon, qoftë nga cilado prej palëve të treta të autorizuara prej tij, bëhet duke iu përmbajtur me rreptësi ligjeve dhe rregullave të nevojshme për privatësinë e të dhënave. Të dhënat personale do të ruhen dhe përpunohen vetëm nga Canon ose nga palët e treta të autorizuara prej tij për qëllimet e administrimit të kësaj oferte dhe të këtyre shërbimeve të garancisë promocionale, përveç nëse bihet dakord ndryshe. Nëse kërkuesit nuk duan të informacionet e tyre të kontaktit të përdoren për qëllime marketingu ose nuk duan t’i japin mundësi Canon që t’i kontaktojë në të ardhmen për oferta të ngjashme, ata NUK duhet të shënojnë kutinë përkatëse “opt-in” kur plotësojnë formularin e kërkesës.
Kontrolluesit e të dhënave mund t’i përdorin të dhënat personale për të komunikuar me kërkuesit dhe për të menaxhuar marrëdhënien e tyre me klientin, si për shembull duke i dërguar kërkuesve informacione rreth produkteve dhe shërbimeve të Canon nëpërmjet mesazheve direkt ose nëpërmjet formave të tjera të komunikimit. Kjo e drejtë u jepet kontrolluesve të të dhënave vetëm nëse kërkuesi jep aprovimin e tij për të marrë mesazhet përkatëse në formularin e kërkesës online.
Të gjitha të dhënat personale që i paraqiten Canon do të përpunohen nga Benamic, IDA Business & Technology Park, Ring Road, Kilkenny, Ireland për të administruar këtë promocion, dhe nëse zbatohet, për qëllime marketingu – në rastet kur pjesëmarrësit kanë zgjedhur të marrin komunikime marketingu nga Canon. Të dhënat personale që ofrohen mbahen të sigurta dhe mund të transferohen në një server të sigurt jashtë Zonës Ekonomike Evropiane.
Si të kërkoni shërbimet e garancisë promocionale
- Pasi të verifikohet kërkesa juaj, nëse ju duhet të merrni shërbimet e garancisë së zgjeruar, të cilat mundësohen nëpërmjet kësaj oferte, ju lutemi kontaktoni ofruesin e Canon ITD Sh.p.k. Rr. Dervish Hima, mbrapa Stadiumit “Qemal Stafa” 1000 Tirana, AL Tel. + 355 69 20 99389, mail:service.support@itd-al.com dhe përgatituni që:
* të tregoni emrin e modelit dhe numrin e serisë të plotë të pajisjes/printerit*;
* të konfirmoni cili sistem operativ është instaluar në kompjuterin tuaj - nëse zbatohet;
* të konfirmoni detajet e kontaktit, adresën e pajisjes/printerit dhe adresën tuaj të email-it;
* të jepni dokument që vërteton blerjen dhe aktivizimin e garancisë promocionale, sipas konfirmimit me email që ju është dërguar pas regjistrimit ose regjistrimeve online të garancisë;
* të tregoni një përshkrim të qartë të defektit dhe të bëni çdo diagnostikim siç ju kërkohet;
* të ndiqni çdo udhëzim të arsyeshëm nga shërbimi lokal, në mënyrë që të merrni shërbimin e garancisë.
Ligji dhe juridiksioni
- Asgjë që ndodhet këtu nuk do të kufizojë të drejtat që ju mund të keni si konsumator.
- Deri në shkallën e lejuar me ligj, këto rregulla dhe kushte, dhe çdo mosmarrëveshje që lind prej tyre ose në lidhje me to do të qeveriset dhe interpretohet në përputhje me ligjet e Austrisë dhe do të jetë subjekt i juridiksionit jo-ekskluziv të gjykatave të Vienës.
Nëse jeni konsumator, ju mund të keni të drejtën që procedurat gjyqësore të bëhen në gjuhën tuaj dhe në gjykatat tuaja vendëse. Një organizatë vendëse për konsulencë me konsumatorin do të jetë në gjendje t’ju informojë lidhur me të drejtat tuaja. Këto rregulla dhe kushte nuk kufizojnë asnjë prej të drejtave statutore.